Gjatë 24 orëve të fundit, nga testimet e kryera për të dyshuar të prekur me Covid19,  janë konfirmuar 4 raste të reja në qytetin e Durrësit.

Mësohet se dy janë kontakte të vjetra ndërsa dy janë vatra të reja, njëri në qytetin e Durrësit dhe tjetri në Sukth.

Nga të dhënat e fundit të publikuara dje nga Ministria e Shendetësisë, u raportuan për 33 të prekur në qytetin e Durrësit, teksa sot shtohen edhe 4 raste të tjera pozitive. Ndërsa një person është shëruar, duke e çuar në total numrin e rasteve aktive në 36.

Dje ka qenë ditë rekord sa i përket të prekurve të rinj, ku u konfirmuan 82 raste të reja në 24 orët e fundit dhe një humbje jete.