Dy punonjës policie janë pezulluar nga detyra me dyshimin për neglizhencë dhe moskryerje të procedurave standarde pas një sherri të ndodhur në një lokal në Kamëz.
Mësohet se, në qendër të ngjarjes ishte edhe një efektiv i FNSH, i cili në atë moment ishte jashtë shërbimit. Konflikti nisi kur disa persona hynë në lokal dhe sulmuan fizikisht një nga miqtë me të cilët efektivi i FNSH-së po konsumonte kafe.
Raportohet se, punonjësi i policisë ka ndërhyrë për të shuar sherrin dhe për të ndarë palët, ndërsa dëshmitarët okularë kanë njoftuar menjëherë policinë për ngjarjen.
Si pasojë, dy oficerë të Komisariatit të Kamzës janë pezulluar nga detyra deri në sqarimin e plotë të rrethanave, pasi dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e nevojshme për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt. Në hetime është përfshirë edhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, ndërsa grupi hetimor po vijojn punënpër të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes.





