Mbas kërkesës së tij për t’u transferuar nga 313 në burgun e Fushë-Krujës sepse i rrezikohej jeta, burgjet e kanë transferuar sërish Durim Bamin.
Siç bëjnë me dije burimet e sigurta të Anila Hoxhës, Bami është transferuar gjatë ditës së sotme nga burgu i Fushë-Krujës drejt burgut të sigurisë së lartë në Peqin.
Nuk bëhen të ditura shkaqet, por siguria e Bamit është një nga arsyet.
Ditët e fundit burgjet janë përfshirë në kontrolle të shumta në çdo qeli, ku përfshihen edhe burgjet e sigurisë së zakonshme.
Për këto kontrolle ka një plan masash të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve që synon të pastrojë qelitë nga telefonat dhe sendet e ndaluara, e po ashtu të bllokojë edhe takimet speciale të disa të burgosurve VIP, që ka të dhëna se takohen me vajza dhe gra që nuk janë bashkëshortet e tyre.





