Jahti “Trident”, i ndërtuar në vitin 2009, që mban flamurin e ishujve Kajman, mbërriti pasditen e sotme në portin e Durrësit. 

Superjahti me gjatësi 65.22 metra dhe gjerësi 11.43 metra, ka ardhur nga porti malazez i Tivarit dhe do të vijojë lundrimin drejt Splitit (Kroaci).

Autoriteti Portual Durrës ka publikuar në rrjete sociale një filmim me dron, ku duket momenti kur jahti luksoz futet në portin më të madh në vend.