Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia, mjeku Nikolla Nunka, ndaj të cilit u caktua masa ‘arrest shtëpie’, pasi akuzohet për veprën penale të ngacmimit seksual.

Sipas burimeve, denoncimi ndaj tij është bërë tre ditë më parë nga një 21-vjeçare nga Korçë, e cila ka kallëzuar rastin pranë organeve të rendit.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa ndaj mjekut rëndon akuza për ngacmim seksual, e cila është në shqyrtim gjyqësor.