Deputetja Rudina Hajdari ka braktisur tryezën e reformës zgjedhore. Sipas saj prej dy orësh, palët po diskutojnë për tenderin e identifikimit biometrik dhe jo për gjëra të rëndërishme për qytetarët.
“Mbledhja nuk ka përfunduar akoma, por kemi gati dy orë që shpenzojmë për tenderin e identifikimit biometrik. Nuk kam ardhur të merrem me tendera por për të përfaqësuar atë frytmë për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Është e pamunduar për të folur këtu për këtë gjë. Është e trishtë të ulen dhe të flasin për gjëra që nuk kanë rëndësi. Unë u largova nga ky takim dhe për të shpenzuar kohën time me qytetarët dhe jo me kp që diaskuton gjëra të parëndësishme. Nuk mund të vazhdojmë të flasim për gjëra që skanë rëndësi për qytetarët. Nëse do vazhdojmë me këtë metodë, po I mbylim derën cdo njeriu që ka besim në reformën zgjedhore”,- tha deputetja Hajdari.





