Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës, që i dha të drejtë kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dënoi për shpifje ish-deputeten e PD-së, Jorida Tabaku.

Përmes një postimi në Twitter kreu i qeverisë ironizon ndërsa thekson se prioriteti numër një i Partisë Demokratike është; Shpif shpif se diçka mbetet.

“Shpif e gënjen njësoj si shokët, besnikërisht ndaj prioritetit nr.1 të programit të PD: SHPIF SHPIF SE DIÇKA MBETET! Ju informoj se një varg gjyqesh vazhdojnë në adresë të asaj shoqate shpifësish,që në gjykatë s’kanë kurrë prova po veç kërkesa për shtyrje!”, shkruan Rama.