Një dron ukrainas u rrëzua pranë njësive të energjisë në centralin bërthamor Zaporizhia, të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën juglindore.
Lajmi u njoftua sot (16 maj) nga menaxhmenti i centralit, i cili është vendosur nga Moska.
Rrëzimi i dronit nuk shkaktoi shpërthim dhe centrali vazhdon të funksionojë normalisht, shpjeguan ata.
Luftimet mes dy vendeve janë intensifikuar përsëri pas mbarimit të afatit treditor të armëpushimit me rastin e Ditës së Fitores, kundër nazizmit.
Prej disa ditësh Rusia bombardon me raketë dhe dronë territore të Ukrainës, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur, përveç dëmeve materiale.





