Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për shoferin e kamionit në të cilin u gjetën gati gjysmë milioni euro në Portin e Durrësit.
Andon Thanasi, 56 vjeç nga Tirana, mbërriti në gjykatë me masa të forta sigurie ku e priste bashkëshortja me fjalë dashurie.
“Zemra ime Doni, të dua shumë shpirt, mos ki merak për mua. Të dua shumë o jetë” i tha ajo, ndërsa ai vazhdonte drejt dyerve të gjykatës i shoqëruar nga efektivë të policisë.
Pasi është marre disa herë në pyetje, 56-vjeçari ka kërkuar të sekuestrohen të gjitha kamerat e sigurisë të vendeve ku ka qëndruar mjeti në Itali dhe pas kthimit, për të parë se kush janë personat që i kanë vendosur.
Ndaj 56-vjeçarit rëndojnë veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.





