Në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë u zhvillua dueli mes Elbasanit dhe Egnatias së Rrogozhinës në kuadrin e Final Four të Kampionatit Kombëtar të Futbollit (Abissnet Superiore).

Në tribunën Gold VIP ku gjendet një numër i pakët spektatorësh, siç shihni këto foto që ju sjell noa.al, ishte dhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit në detyrë të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili gjendet në burg prej mëse 15 muajsh nën disa akuza penale.

Ajola Xoxa ndodhej në tribunën VIP duke parë duelin mes Elbasanit dhe Rrogozhinës, bashkë me djalin e saj dhe drejtoreshën e Tatimeve të bashkisë Tiranë.