Ndalohet autori i dyshuar i rrëmbimit të Jan Prengës, Martin Bleta apo Gentian Bleta. Bleta është arrestuar në Poloni për llogari të autoriteteve britanike.

Ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Policia e Shtetit.

Jan Prenga u mor peng më 17 janar 2020 në zonën e Kamzës. Ai u dërgua në resortin e Altin Hajrit në Shijak, ku u torturua dhe zhvesh.

Dyshohet se gjatë dhunës, Prenga u mbeti në dorë pengmarrësve, që vendosën të zhdukin trupin.

Edhe pas kërkimeve në zonën e Shijakut, trupi i tij ende nuk është gjetur.