Një person ka ndërruar jetë në Kolorado pas një rasti të konfirmuar të hantavirusit. Rasti raportohet se  nuk është i lidhur me një shpërthim të kohëve të fundit në bordin e një anijeje turistike në Atlantik.

Zyrtarët e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjedisit të Kolorados në një deklaratë të hënën theksoi se lloji i hantavirusit që shkaktoi vdekjen ndodh rregullisht në Kolorado në këtë kohë të vitit,.

Zyrtarët po hetojnë burimin e ekspozimit. Hantavirusi përhapet kryesisht nga brejtësit, por mund të transmetohet midis njerëzve në raste të rralla dhe pas kontaktit të zgjatur dhe të ngushtë. Inkubacioni mund të zgjasë rreth gjashtë javë.

Anija turistike MV Hondius me flamur holandez u ankorua në Roterdam të hënën. Ajo mbante rreth 150 pasagjerë dhe ekuipazh nga 23 vende kur një grup sëmundjesh të rënda të frymëmarrjes u raportua për herë të parë në Organizatën Botërore të Shëndetësisë më 2 maj.

Tre persona në anije kanë vdekur. Duke përfshirë këto vdekje, ka pasur tetë raste të konfirmuara dhe dy raste të mundshme në bord, sipas OBSH-së.