Një aksident tjetër me vdekje ka ndodhur në Durrës gjatë orëve të fundit.

Shtetasja K.D., 30 vjeçe, rreth orës 07:20 të mëngjesit të sotëm në autostradën Tiranë – Durrës, ka aksidentuar biçiklistin shtetasin B.K., 49 vjeç, banues në Sukth. 

Fatkeqësisht, pasi u dërgua në spital për ndihmë mjeksore, 49-vjeçari ka ndërruar jetë.

Policia informon se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, ndaj të cilës rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Edhe pasditen e djeshme, në zonën e Shkallnurit, ndërroi jetë një 31-vjeçar me iniciale A.K., i cili u përplas fatalisht pasi humbi kontrollin e motorit “Skuter” me të cilin po udhëtonte.