Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot se një tjetër pacient ka humbur jetën duke e çuar në 37 numrin e viktimave nga Covid-19 në vendin tonë.

Mësohet se viktima 68-vjeçar vuante nga spok, sëmundje e mushkërive dhe ishte në gjendje të rëndë, i intubuar prej disa ditësh.

“Në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.” deklaroi Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.