Zbulohet në Shkodër një rast i murtajës së bagëtive.
Rasti është shfaqur në zonën e Malit të Gjymtit në njësinë administrative Dajç në një fermë, ku janë groposur 20 dele dhe do të asgjësohen edhe krerë të tjera bagëtish.
Zona është vendosur në karantinë në një rreze 3-10 kilometra.
Rasti është zbuluar 3 ditë më parë ndërsa ka dyshime se mund të ketë raste edhe në ferma të tjera në këtë njësi administrative.
Murtaja e bagëtive nuk transmetohet nga kafshët te njeriu ndërsa autoritetet kanë marrë masat për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes edhe në zona të tjera.
Vitin që shkoi në Shkodër u shfaqën 3 raste të murtajes se bagëtive.





