Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.
Konkretisht, aksidenti ka ndodhur në aksin Durrës-Tiranë në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku dy mjete janë përplasur.
Për pasojë janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.





