Ndryshe nga çelësi i përgjigjeve për testin e Gjuhës Shqipe e Letërsisë që u publikua me vonesë e që shkaktoi protesta, maturantët janë njohur brenda ditës me përgjigjet e sakta në pyetjet e provimit të sotëm, atij të Matematikës.

Tani për mbi 32 mijë maturantë ka mbetur edhe një provim. Më 18 qershor përfundojnë sezonin e provimeve me lëndën me zgjedhje, ndërsa vijojnë protestat për tezën e Gjuhë-Letërsisë.