Gjykata e Posaçme e Apelit ka shpallur sot (20 maj) vendimin për dosjen që lidhet me ish-drejtoreshën e ARRSH-së Sonila Qato dhe 6 të tjerëve.

Shkalla e dytë ka ndryshuar një pjesë të akuzave që lidhen me 4 nga të pandehurit, mes tyre edhe Qato, që lidhej me veprën e shkeljes së barazisë në tenderë, duke i shpallur të pafajshëm. Teksa ka lënë në fuqi vendimet e mëparshme për çështjen e falsifikimit.

Vendimi u dha nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj.

Vendimi i plotë i Apelit të GJKKO-së:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Iliriana Olldashi, Engert Pëllumbi dhe Tereza Merkaj, vendosi:

Lenien në fuqi te vendimit nr. 52, date 23.07.2025 të Gjykatës se Posaçme e Shkalles se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për të pandehurit M.Sh, N.M, A.P, A.T, A.H dhe A.H.
Lenien në fuqi të vendimit nr. 52, date 23.07.2025 te Gjykates se Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për te pandehurin S.P për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/2 dhe 3 të Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale.
Ndryshimin e vendimit nr. 52, datë 23.07.2025 të Gjykatës së Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pjesën tjetër të tij, në këtë mënyrë:
– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit S.P për kryerjen e veprës penale

“Shkelja e barazise se pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar

nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurës E.G për kryerjen e veprës penale

“Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” te K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

– Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.S për kryerjen e vepres penale
”Shkelja e barazise së pjesëmarrësve ne tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën vepër penale;

– Deklarimin e pafajshëm të te pandehurës Sonila Qato per kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, pasi në bazë të nenit 388, pika 1, germa “b” të K.Pr.Penale, fakti nuk përbën veper penale;

– Shpenzimet gjyqësore ne ngarkim te shtetit. U shpall në Tiranë, sot më datë 20.04.2026”.