Ministri i Drejtësisë, Toni Gogo, ka reaguar ndaj opozitës në lidhje me raportin e IBAR, e cila pretendon se ky raport ka hasur në pengesa.

Në parlament, Gogo teksa iu përgjigj Albana Vokshit, deklaroi se rezultatet konkrete të punës janë dorëzuar dhe po shqyrtohen nga grupet përkatëse të punës, ndërsa theksoi se procesi i negociatave me Bashkimin Europian është dinamik dhe nuk ka ngecur.

Gogu teksa tha se janë dërguar 8 mijë faqe në Bruksel për ecurinë e vendit, akuzoi opozitën se gjatë gjithë kësaj kohe ka prodhuar vetëm akuza për bllokim të progresit.

“Janë dorëzuar ato rezultate faktike që janë duke u shqyrtuar nga grupi i punës. Shpjegova sesi negociata është dinamike, lëviz dhe nuk ngec. Gjatë kohës që kolegët e ministrisë së drejtësisë punon që shteti të progresonte dhe çonte 8 mijë faqe, ju keni kontribuar në 8 mijë akuza të ngecjes së progresit. Si ka mundësi që smira juaj, sepse jeni i vetmi formacion që shkoni prapa, shkoni 36 vite prapa,. Jeni të vetmit që nuk pasqyroni progresin e Shqipërisë. Ju vini këtu dhe ngriti një sërë akuzash, që unë i kam dëgjuar edhe më parë. Kjo ka të bëjë me smirën që ju keni që mos progresojë Shqipëria”, tha Gogu.