Apeli i GJKKO-së ka urdhëruar sot më 21 maj Prokurorinë të rinisë hetimet për vrasjen e ish-policit Arben Bilali.
Njoftimi:
Gjykata deklaroi “Ndryshimin e vendimit nr. – (s’ka) dt. 14.10.2020 të Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë, si më poshtë:
– Mospranimin e kërkesës së Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, sot
Prokuroria pranë Shkallës së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
– Kthimin e akteve për vazhdimin e hetimeve në kuadër te procedimit penal nr.
1006 dt. 30.01.2019, regjistruar për veprat penale te “Vrasjes me paramendim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve luftarake”, parashikuar nga nenet 78/2 dhe 278/2 të K.Penal, me person nën hetim Gjergj Cukali, sipas drejtimit e veprimeve të domosdoshme hetimore të përcaktuara në pjesën arsyetuese te ketj vendimi.
– Caktimin e një afati 3/mujor për kryerjen e këtyre veprimeve, afat i cili fillon nga momenti i njoftimit te këtij vendimi.
– Një kopje e këtij vendimi t’i njoftohet Drejtuesit të Prokurorisë së Shkallës së
Parë te Juridiksionit te Përgjithshëm Tiranë.
– Ndaj këtij vendimi lejohet rekurs sipas ligjit në Gjykatën e Lartë.





