Një aksident tragjik është registruar pasditen e sotme, rreth orës 19.00, në zonën e Shkallnurit, në Durrës.
31-vjeçari A.K. ka qenë duke udhëtuar me motor tip “Skuter”, kur ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.





