Këtë vit është hera e parë që një Botëror do të luhet me 48 përfaqësuese. Një propozim tjetër, që lidhet me shtimin e skuadrave, tashmë është konkret dhe FIFA duhet ta shqyrtojë. Bëhet fjalë për Botërorin e ardhshëm, atë të vitit 2030, ku “CONMEBOL” shtroi idenë për të ardhur një tjetër zgjerim. Këtë herë bëhet fjalë për 66 përfaqësuese. Kjo do i jepte mundësinë edhe shteteve që asnjëherë nuk janë parë në Botëror.
Një prej tyre është Shqipëria, që mund të shfrytëzojë mundësinë e saj. E prerë është idea, që nuk do të ketë Botëror çdo dy vite. FIFA e shikon të papërshtatshëm. Botërori 2030 ndërkohë do të jetë i veçantë, pasi vjen në 100-vjetorin e këtij kompeticioni që është edhe më i rëndësishmi në futboll.Vendet pritëse janë Spanja, Portugalia dhe Maroku. Ndeshje të veçanta, konkretisht ato hapëse, pritet të luhen në Uruguaj, Argjentinë dhe Paraguaj për shkak të 100 vjetorit.





