Një fëmijë 9-vjeçar ka mbetur i lënduar nga shpërthimi i një bombule gazi. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Moçan të Maliqit në Korçë.
Policia njofton se 9 vjeçarit, duke luajtur në banesë, dyshohet se aksidentalisht i ka shpërthyer një bombul gazi. Për pasojë, ai ka marrë dëmtime trupore dhe ndodhet në spitalin e Korçës nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.





