Një ngjarje e dhunshme është raportuar në paraburgimin e Vlorës, ku Eduard Alikaj, i cili ndodhet në pritje të ekstradimit drejt Italisë, është konfliktuar me disa të paraburgosur të tjerë.
Sipas informacionit, fillimisht mes tyre ka pasur një debat verbal, i cili më pas ka kaluar në përplasje fizike.
Alikaj dyshohet se është goditur nga disa persona brenda ambienteve të paraburgimit.
Ai ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është kthyer sërish në qeli në gjendje të stabilizuar. Ndërkohë, për personat e përfshirë në konflikt pritet të merren masa dhe të ketë transferime nga paraburgimi i Vlorës.
Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.





