“DurrësLajm” sjell pamjet e para nga pallati ku u vetëvra sot një person.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 13:00, në katin e tretë të këtij pallati që shihni në video, në lagjen nr. 4 prapa një qendre tregtare.
Policia informoi paraprakisht se është gjetur i vetëvrarë shtetasi E.R., 59 vjeç, i cili jetonte i vetëm, ndërsa mënyra e vetëflijimit mbetet ende për t’u zbardhur pasi grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave.
Por nga pamjet që sjell “DurrësLajm”, vihet re që uniformat blu janë pajisur me maska kundraz, çka ngre dyshimet se viktima mund të jetë helmuar edhe nga gazi.
Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe shkaqeve që e çuan 59-vjeçarin drejt aktit të rëndë.





