Lorent Tolaj është shpallur lojtari më i mirë i sezonit te Plimuth në “Ligue One” të Anglisë.
Bomberi shqiptar realizoi 21 gola si dhe asistoi tetë të tjera në të gjitha kompeticionet, ndërsa luajti 34 ndeshje.
Tolaj rezultoi transferimi i duhur në kategorinë e tretë angleze, teksa klubi i mëparshëm ishte Port Vale ku po ashtu bëri mirë. Gjatë kësaj vere pritet një tjetër transferimi. Emri i Rejnxhërs është shfaqur në skenë ndër të tjerë.
24-vjeçari nuk është grumbulluar asnjëherë me Kombëtaren shqiptare. Deri tani regjistron paraqitje vetëm me moshat e Zvicrës.
Tolaj ndërkohë ka festuar me simbolin e shqiponjës në Angli. Sipas statistikave rezulton një nga sulmuesit shqiptar me më tepër gola në Europë.





