Një përplasje ballore midis dy tramvajeve ndodhi sot (23 maj) në Düsseldorf të Gjermanisë, duke rezultuar në 27 të plagosur që u dërguan në spital me urgjencë, 5 prej të cilëve rëndë, njoftoi një zëdhënës i policisë.
Sipas departamentit të zjarrfikësve, 28 persona të tjerë morën ndihmën e parë në vend, pasi patën lëndime më të lehta.
Dy trenat u përplasën ballë për ballë në kryqëzimin e Berliner Allee dhe Graf-Adolf-Straße, në rrethana ende të paqarta.
Një zëdhënës i zjarrfikësve tha se pasagjerët arritën të liroheshin. Autoritetet po hetojnë shkakun e aksidentit, që deri tani mbetet i panjohur.





