Alesandro Bastoni dhe Spanja nuk kanë qenë kurrë shumë afër, por as shumë larg. Pak a shumë në gjysmë të rrugës, midis dëshirës së interistit për të qëndruar te zikaltërit e shprehur nga brohoritjet në “Piazza Duomo” në ditën e festës së “Scudetto” dhe dëshirave të dy klubeve më të rëndësishme përtej Pirenejve, Realit dhe Baecelonës.Interesi i katalanasve për Bastonin është histori e njohur. Por ditët e fundit në skenë ka dalë edhe Reali i Zhoze Murinjos. Portugezit i mungon vetëm njoftimi zyrtar. Ale pak ditë më parë vendosi një “like” në Instagram lidhur me lajmin e rikthimit të “Special One” në Bernabeu. Një të dhënë në favor të qendërmbrojtësit të Interit jepet nga fjala kyçe që do të hapë merkaton e Madridit në lidhje me prapavijën, “revolucion”. Paratë madrilenëve nuk i mungojnë, ndonëse akoma ideja Bastoni është më shëmë fantazi mediatike se sa realitet.
Barcelona dhe Reali në garë për Bastonin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Shenjat më të dyshimta të horoskopit
“Thashë shyqyr që e vranë Lamajn, do u jepja drekë çunave”, dëshmia audio e vrasësit të pamëshirshëm Nuredin Dumani: Pse vendosa të “lëshoj” shokët e krimit
Pse Kina ka dalë e fituar në Iran?
Sulmi ndaj kompleksit rezidencial të Ambasadorit shqiptar në Ukrainë, reagon Delegacioni i BE në Tiranë





