Këngëtarja e njohur Olta Boka ka zbuluar se është në pritje të ëmbël.

Olta ka postuar në Instagram foto të shkëputura nga festa e baby shower-it ku tregon barkun e rrumbullakosur dhe zbulon se së shpejti do të bëhet nënë e një vajze.

“Prej 9 muajsh, une shoh vetem me sy te ngjyruar roze . Prej 9 muajsh, roza eshte ngjyra ime e dashurise se perjetshme”, shkruan këngëtarja.

Në një foto tjetër ajo shihet me partnerin e saj Ivin, ku i shpreh dashurinë me fjalë mjaft të ndjera dhe të bukura.

“Ti je pikenisja e kapitullit me te bukur te jetes sime! Sidoqofte e ardhmja, sot me lejo te te shtrengoj doren dhe sebashku t’i japim ngjyra aventures qe kemi nisur… Keshtu, do ta kemi me te lehte te themi qe historia jone i perngjan nje fotografie, ne castin e shkrepjes te se ciles, buzeqeshem te lumtur per te mbetur te tille deri ne fund…”, ka shkruar këngëtarja, e cila prej vitesh është në një lidhje dashurie me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj.