Japonia po eksperimenton gjithnjë e më shumë me javën 4-ditore të punës, në përpjekje për të përballuar krizën demografike që po prek vendin prej vitesh. Me një nga normat më të ulëta të lindshmërisë në botë, autoritetet japoneze po kërkojnë mënyra të reja për të inkurajuar krijimin e familjeve dhe lindjen e fëmijëve.
Një nga shembujt më të rëndësishëm vjen nga Tokio, ku qeveria metropolitane prezantoi një skemë opsionale me 4 ditë pune në javë për punonjësit e saj. Programi u lejon punonjësve të marrin një ditë shtesë pushimi, duke ruajtur gjithsesi orët mujore të punës.
Kjo nismë vjen si përgjigje ndaj kulturës së gjatë të punës intensive në Japan, ku shumë persona shpesh e kanë të vështirë të balancojnë jetën profesionale me atë familjare. Autoritetet besojnë se më shumë kohë e lirë dhe fleksibilitet mund të ndikojnë pozitivisht në jetën personale të qytetarëve, veçanërisht të çifteve të reja.
Përveç javës së shkurtuar të punës, janë prezantuar edhe masa të tjera mbështetëse për prindërit, si reduktimi i orëve të punës për ata që kujdesen për fëmijët.
Megjithëse mbetet ende e paqartë nëse kjo nismë do të sjellë rritje të lindjeve, Japonia konsiderohet sot një nga eksperimentet më të mëdha sociale në botë për balancën mes punës dhe jetës familjare.





