Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Procesi i Vettingut për Hajdarin po kryhet nga trupa e përbërë nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Ajo është e pranishme vetë në seancë së bashku me avokatët e saj Maksim Haxhia dhe Elvira Lami. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

KPK vëren se ka mospërputhje të deklarimit të një apartamenti në deklarimet e vitit 2003 dhe në deklaratën vetting. Fatmira Hajdari nuk ka deklaruar një truall në vitin 2015.

Fatmira Hajdari e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitet 2000 si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Në korrik 2013, Hajdari u dekretua nga Presidenti gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Tiranës, funksion të cilin e mban edhe aktualisht.

Relatimi i KPK:

Rivleresimi i Hajdarit për dy kritere, pasuri dhe figurë.

Për pasurinë:

Ildkpki kanpërcjellë raport pozitiv. Nuk ka fshehje pasuri, mosdeklarim dhe konflikt interesi.

Truall 454 m2

Ndertese 95 m2 tek vilat gjermane.

Hajdari ka deklaruar se prona ne 1/4 pjese secili familjar.

Pasuria e deklaruar si e blere ne 1995 nga A.H. me vlere 125 mijë lekë.

Në formularin e 2003 subjekti ka deklaruar he njq.shtëpi banimi me oborr me vlere 2.7 mln lekë.

Kpk: Ka mosperputhje në lidhje me cmimin e apartamentit të blere nga enti kombëtar i banesave.

– truall 150 m2 përfituar përmes legalizimit, i bashkuar me siperfaqen e thene me lart.

Shuma e paguar është 978 mijë lekë. Në deklaratën e 2015 nuk është deklaruar fitimi i këtij trualli.

Rezulton se me vkm të vitit 2015 rezulton kalimi i kësaj sipërfaqeje tek Hajdari.

– truall 142 m2, pjese e të njëjtës sipërfaqeje.

Sipas subjektit e dtejta e pronësisë është përfituar në 2013.

Gjitë sipëerfaqja shkon 887 m2.

Kpk: kjo nuk është deklaruar në 2013-14-15.

– 3 njësi dhe 12 apartamënte të përfituara nga një nmdërtim në këtë sipërfaqe, ndërtuar në sipërfaqen pronë e subjektit.

Subjekti ka investuar truallin dhe 200 mijë euro dhe prej saj ka fituar 3 njësi dhe 13 apartamente.