Një autobus që transportonte nxënës për në shkollë u përplas këtë të martë nga një tren në një kalim hekurudhor në Belgjikë.
Sipas mediave të huaja, aksidenti raportohet se ka ndodhur në Buggenhout, pak në veri të Brukselit. Ministri i brendshëm i vendit foli për “disa viktima”.
“Me hidhërim të madh, mësova për aksidentin tragjik në Buggenhout, ku një autobus shkolle u përplas nga një tren. Mendimet e mia shkojnë me viktimat dhe të dashurit e tyre. U uroj të lënduarve shumë forcë”, shkroi ministri Bernard Quintin në një postim në X.
Automjeti mbante shtatë nxënës shkolle dhe dy të rritur, raportoi transmetuesi publik lokal VRT.
Nga dy të rriturit, njëri ishte shoferi ndërsa tjetri mbikëqyrte fëmijët





