Igli Tare u shkarkua dje nga Milani, bashkë me pjesën tjetër të drejtuesve dhe trajnerin Alegri. Pavarësisht se gëzonte mbështetjen e tifozëve, drejtori sportiv shqiptar nuk u kursye.
“Milanpress.it” ka shpërndarë pamjet e Tares që shfaqet te “Casa Milan”, për të tërhequr sendet personale. Po ashtu vërehet edhe një fanellë e Milanit që e merr me vete.
Nga ana e tij është shpërndarë një koment i shkurtër. “E kam bërë të gjithë këtë gjithmonë me një sakrificë të madhe”, mësohet të ketë thënë Tare. Si drejtor sportiv qëndroi për një vit në krye.
Rikthimi i Alegrit si trajner dhe firma me Luka Modriç janë konsideruar fillimisht si arritje për të. Mbetja jashtë zonës Champions ishte tronditja e madhe në javën e fundit të Seria A.





