Igli Tare u shkarkua nga Milani të hënën, bashkë me drejtuesit e tjerë dhe trajnerin Masimiliano Alegri. Vetëm Zlatan Ibrahimoviç nuk e pësoi nga pronari Xherri Kardinale te Milani. Ibrahimoviç si këshilltar i Kardinales rezultoi edhe më i “forti”. Bashkë do të punojnë për ndërtimin e Milanit të ri. Dje nga Italia u tregua se Ibra nuk e preferonte drejtorin shqiptar. Kështu Tare duket se u bë “armik” me të vetmin që nuk duhej.

Fjalët e Ibrës rreth dy vite më parë rezultuan të vërteta. Ishte Zvonimir Boban, që para një ndeshje në Champions mes Milanit dhe Liverpulit, e pyeti suedezin për rolin e tij. Dhe Ibrahimoviç u përgjigj: “Komandoj unë, jam bosi dhe të gjithë të tjerët punojnë për mua”. Diçka e tillë rezulton tashmë e vërtetë.