Shqetësim në familjen mbretërore norvegjeze. Queen Sonja është shtruar në spital në moshën 88-vjeçare për shkak të problemeve me zemrën, ka bërë të ditur pallati mbretëror norvegjez përmes një deklarate zyrtare.
Sipas njoftimit, mbretëresha u dërgua të mërkurën në Oslo University Hospital, ku do të qëndrojë për disa ditë nën mbikëqyrje dhe vëzhgim të vazhdueshëm mjekësor.
Vetëm pak ditë më parë, pallati kishte njoftuar se Sonja ndodhej në pushim mjekësor, pa dhënë shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore. Shtrimi në spital ka rritur menjëherë shqetësimin në opinionin publik norvegjez dhe në mediat ndërkombëtare, të cilat po ndjekin nga afër zhvillimet.
Ndërkohë, mediat norvegjeze raportojnë se King Harald V, 89 vjeç, ndodhet aktualisht në një tur zyrtar në pjesën perëndimore të Norvegjisë. Sipas burimeve pranë pallatit, mbreti pritet të vazhdojë programin e tij, përveç rasteve të ndonjë zhvillimi të papritur në gjendjen e mbretëreshës.
Kjo nuk është hera e parë që Mbretëresha Sonja përballet me probleme të zemrës. Në janar të vitit 2025, ajo ishte shtruar sërish në spital pasi u diagnostikua me fibrilacion atrial, një çrregullim i ritmit të zemrës. Në atë periudhë, mbretëresha iu nënshtrua edhe një ndërhyrjeje për vendosjen e një stimuluesi kardiak.
Familja mbretërore norvegjeze mbetet një nga më të dashurat për publikun në vend, ndërsa qytetarët kanë nisur të dërgojnë mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë për Mbretëreshën Sonja.





