Aktori i njohur dhe mjaft i suksesshëm i Bollywood-it Sushant Singh është gjetur i vdekur këtë të diel.
34-vjeçari është gjetur i varur në shtëpinë e tij në Bandra, Mumbai shkruajnë mediat e huaja.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj vetëvrasje, por policia po vazhdon hetimet.
34-vjeçari bëri debutimin e parë televiziv në vitin 2008 me “Kis Desh Mein Hai Meraa Dil”. Popullariteti i shfaqjes bëri që ai të hidhej në një seri tjetër të suksesshme, “Pavitra Rishta”, për të cilën fitoi disa çmime si aktori më i mirë.
Në vitin 2013, Rajput bëri debutimin e tij të filmit me “Kai Po Che!”, për të cilin u nominua për çmime të ndryshme.
Një nga sukseset e tij më të mëdha ishte luajtja e kapitenit indik të kriketëve Mahendra Singh Dhoni në “M.S. Dhoni: The Untold Story” i vitit 2016.





