Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimit, duke theksuar se lëshuan një raketa balistike drejt Kuvajtit gjatë orëve të mbrëmjes së 27 majit, e cila u kap nga forcat e vendit.
Sipas një njoftimi të CENTCOM, më herët, Teherani lëshuan edhe disa dronë që përbënin kërcënim pranë Ngushticës së Hormuzit.
“Në orën 22:17 të mbrëmjes sipas kohës lindore më 27 maj, Irani lëshoi një raketë balistike drejt Kuvajtit, e cila u kap me sukses nga forcat kuvajtiane. Kjo shkelje e rëndë e armëpushimit nga regjimi iranian ndodhi disa orë pasi forcat iraniane lëshuan pesë dronë sulmues me një drejtim që përbënin një kërcënim të qartë në dhe pranë Ngushticës së Hormuzit.
Të gjithë dronët u kapën me sukses nga forcat amerikane, të cilat gjithashtu parandaluan lëshimin e një droni të gjashtë nga një vend kontrolli tokësor iranian në Bandar Abbas. Komanda Qendrore e SHBA-së dhe partnerët rajonalë mbeten vigjilentë dhe të matur ndërsa ne vazhdojmë të mbrojmë forcat dhe interesat tona nga agresioni i pajustifikuar iranian.”, thuhet në njoftimin e CENTCOM.





