Kancelari gjerman Friedrich Merz po përballet gjithnjë e më shumë me dobësim politik për shkak të mungesës së popullaritetit dhe tensioneve brenda CDU-së, partisë së tij.

Sipas të përditshmes Bildbrenda partisë po zhvillohen diskutime të mbyllura mes disa figurave që madje po shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij nga posti i kancelarit.

Ndër emrat që përmenden si pasues të mundshëm janë kryeministri i landit të Renanisë Veriore-Vestfalisë, Hendrik Wüst, kryeministri i landit të Hesenit, Boris Rhein, si dhe kryeministri i Saksonisë, Michael Kretschmer.

Në Gjermani, një kancelar nuk mund të shkarkohet drejtpërdrejt: ai mund të largohet vetëm përmes një votë mosbesimi konstruktive në Bundestag, e cila kërkon njëkohësisht edhe zgjedhjen e menjëhershme të një kancelari të ri.

Merz, i zgjedhur me vështirësi, pasi i është dashur një raund i dytë për të siguruar mbështetjen e koalicionit të ti, po përballet me kritika në rritje si brenda vendit ashtu edhe nga partnerët evropianë.

Raportimet e Bild merren me kujdes në Bruksel. Nëse nga njëra anë ato ngjallin ironi në disa qarqe politike europiane, nga ana tjetër shtojnë edhe shqetësimin.

Bashkimi Europian po kalon një periudhë me lidership të dobët, ndërsa po rritet presioni i rrymave anti-europiane të mbështetura si nga administrata Trump, ashtu edhe nga Kremlini.