Milani është në kaos që prej datës 24 maj, kur u humb sfida me Kaljarin në “San Siro”. Dështimi i arritjes së zonës “Champions” solli vendimin e klubit për shkarkimin e të gjithë drejtuesve dhe trajnerit Alegri.

Andoni Iraola është dëshira kryesore e Ibrahimoviç dhe pronarit Xherri Kardinale. Megjithatë, Kristal Palas shfaqet më pranë teknikut që bëri mirë me Bornmuth në Angli.

Situata kështu shfaqet jashtë kontrolli. Kjo pasi edhe Ralf Ragnik nuk dha shenja pozitive për të zëvendësuar Igli Taren në postin e drejtorit sportiv.

Shkarkimet e menjëhershme kanë bërë që Milani të mbetet në ajër. Tashmë duhet menduar për planin B. Dhe pas Iraolës është Çavi Hernandez që shikohet si alternative kryesore.