Soni Malaj ka ndarë me publikun një nga historitë më prekëse të jetës së saj, teksa ishte pjesë e një bisede brenda Ferma VIP. Këngëtarja rrëfeu periudhën e vështirë që përjetoi në fëmijëri, kur u përball me një problem të rëndë shëndetësor që e la për një kohë të paralizuar.

Mes emocionesh, artistja tregoi se gjithçka nisi kur ishte vetëm 7 ose 8 vjeçe dhe jetonte në Tropojë. Ajo u diagnostikua me një formë të rëndë reumatizmi, që i shkaktonte dhimbje të forta dhe e kishte bërë të pamundur ecjen.

“Kam qenë e paralizuar e vogël. Ka qenë një reumatizëm i shkallës së lartë, arsyen se pse nuk e di. Nuk ecja dot deri në shkollë fillore”, u shpreh Soni, duke kujtuar se kaloi disa periudha të vështira në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe familjarëve.

Sipas rrëfimit të saj, pas trajtimeve mjekësore kishte nisur të ndiente përmirësim, por gjatë një udhëtimi familjar në Valbonë situata u përkeqësua sërish. Ajo tregoi se pasi futi këmbët në ujë të ftohtë, siç i ishte sugjeruar, problemet iu rikthyen menjëherë dhe mbeti sërish pa mundur të ecte.

”Ikëm në Valbonë, që iknim në fundjavë, futa këmbët në ujë të ftohtë dhe u paralizova direkt.”

Këngëtarja kujtoi me shumë emocion sakrificat e prindërve dhe njerëzve të afërt, të cilët e mbanin në krahë për çdo lëvizje, madje edhe për ta çuar te shoqet e klasës që të vazhdonte mësimet.

Rrëfimi i saj preku banorët e fermës dhe publikun, duke sjellë një anë krejt tjetër të artistes, larg skenës dhe suksesit që e shoqëron sot.