Shoferi i kamionit ku u gjetën gjysmë milioni euro në portin e Durrësit, ka mohuar se ka dijeni për paratë.

Tv Klan shkruan se para policisë Andon Thanasi  kërkoi të kotrollohen kamerat e sigurisë në Portin e Durrësit, por edhe nga vendi ku u nis kamioni në Itali.

Sipas 56-vjeçarit, paratë mund të jenë fshehur brenda kamionit nga personat që janë marrë me ngarkesën, ose gjatë kohës që mjeti ndodhej në Portin e Barit.

“Unë jam shofer dhe e gjej kamionin të ngarkuar dhe çoj në destinacion. Nuk kam lidhje unë, asnjë shofer nuk ka lidhje me ngarkesën. Neve na pajisin me dokumentacionin e ngarkesës dhe kaq, përgjegjësi mbajmë për kokën e kamionit, jo për ngarkesën”, mësohet të ketë deklaruar ai raporton Panorama.