Maturantët kanë nisur protestën për të tretën ditë para Ministrisë së Arsimit. Ata kërkojnë rikishikim të tezës së Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, duke theksuar pakënaqësinë në hartimin e pyetjeve.
Po ashtu, ata janë shprehur të vendosur se do të vazhdojnë protestat deri në gjetjen e një zgjidhje nga ana e ministrisë. Po ashtu, të rinjtë kanë dënuar deklaratat e deri tanishme të bëra nga Ministria e Arsimit.





