Ish-sulmuesi i kombëtares angleze, Raheem Sterling, është arrestuar në Hampshire pasi makina e tij tip “Lamborghini” u përplas me barrierat e autostradës M3. Ngjarja ndodhi të enjten rreth orës 09:00 të mëngjesit.
Nga aksidenti nuk pati të lënduar dhe nuk u përfshinë mjete të tjera. Policia e Hampshire njoftoi se 31-vjeçari akuzohet për drejtim të rrezikshëm të mjetit nën ndikimin e lëndëve narkotike, posedim të drogave të “Klasit C” (ku përfshihen steroidet anabolike, benzodiazepinat dhe oksidi i azotit), si dhe për refuzim kategorik të kryerjes së testit të drogës në vendngjarje.
Futbollisti i Feyenoord-it (i cili iu bashkua klubit holandez në shkurt pas largimit nga Chelsea) është liruar aktualisht me garanci ligjore (bail), ndërsa hetimet ndaj tij po vijojnë. Deri më tani, as menaxherët e Sterling dhe as klubi i Feyenoord-it nuk kanë pranuar të bëjnë ndonjë koment zyrtar.





