Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi, me qëllim ekstradimi në Itali, i shtetasit Agim Hasanbelli, 49 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, sepse Gjykata e Torinos, Itali, në vitin 2017, e ka dënuar me 9 vite burgim, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje me dhunë”. 

Pritet që në javët në vazhdim të bëhet ekstradimi i Hasanbellit drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga gjyqësori italian.