Chelsea duket se nuk e ka humbur rastin për të thumbuar rivalët e qytetit pas finales së UEFA Champions League.
Menjëherë pas humbjes së Arsenalit ndaj PSG-së në finalen e zhvilluar në Budapest, ku “Topçinjtë” u mposhtën pas goditjeve të penalltive, klubi londinez publikoi në rrjetet sociale një foto të trofeut të Champions League në Stamford Bridge.
Në postimin e tij, Chelsea shkroi: “Ejani dhe vizitoni shtëpinë e trofeve të Londrës”, duke ftuar tifozët të rezervojnë turin e stadiumit. Një mesazh që shumë tifozë e kanë interpretuar si një tallje të drejtpërdrejtë ndaj Arsenalit.
Arsenali vazhdon të jetë në kërkim të trofeut të parë të Champions League në histori, ndërsa Chelsea mbetet i vetmi klub londinez që ka arritur të ngrejë kupën më prestigjioze europiane, duke e fituar atë në vitet 2012 dhe 2021.






