Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, pranë rrethrrotullimit të Kolonjës. Një automjet i tipit “Audi” ka dalë nga rruga duke u përplasur fort me një pemë.

Si pasojë e goditjes, ka mbetur e lënduar një pasagjere rreth 65 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Ndërkaq, drejtuesja e mjetit ka shpëtuar pa lëndime.

Në vendngjarje ka mbërritur policia rrugore, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit dhe po menaxhon trafikun e rënduar në këtë aks. Dyshimet e para flasin për humbje të kontrollit të mjetit nga drejtuesja, e cila po udhëtonte me shpejtësi të lartë.