Irani nuk do të miratojë asnjë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara derisa të ketë garanci të plota për të drejtat e tij, deklaroi sot kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, i cili drejton ekipin negociator të Teheranit në bisedimet me Uashingtonin.

“Nuk do të miratojmë asnjë marrëveshje derisa të jemi të sigurt se të drejtat e popullit iranian janë garantuar plotësisht”, tha Ghalibaf në një video të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

Ndërsa ditët e fundit të dy vendet dukeshin më pranë arritjes së një marrëveshjeje, gazeta amerikane “The New York Times” raportoi dje se presidenti amerikan Donald Trump kishte ashpërsuar propozimin e tij dhe kishte dërguar një version të ri të tekstit në Teheran.

Sipas portalit “Axios”, presidenti Trump kërkon një qëndrim më të ashpër të Uashingtonit për disa çështje, veçanërisht për fatin e materialeve bërthamore iraniane.

Irani e konsideron heqjen e sanksioneve amerikane dhe zhbllokimin e aseteve të tij të ngrira si të drejta themelore që duhet të garantohen në çdo marrëveshje me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.