Një 47-vjeçar shqiptar në Itali humbi jetën nga asfiksia në tentativë për të djegur familjen e tij. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Civitella del Tronto, në provincën e Teramos. Siç raportojnë mediat italiane, Dritan Çobo ka tentuar të vrasë gruan e tij dhe 4 fëmijët e moshës 20, 19, 17 dhe 5 vjeç.
Ai ka spërkatur divanin me benzinë dhe me pas i ka vendosur zjarrin, me qëllim djegien e gjithë familjes. Shpëtimtari për nënën dhe 3 vëllezërit më të vegjël u bë më i madhi i familjes, djali 20-vjeçar. Pasi lajmëroi zjarrfikësit dhe u kthye në shtëpi për të ndihmuar babanë e tij, por e gjeti të pa jetë. Ekipet e shpëtimit e gjetën trupin e burrit të shtrirë në derë dhe gruan e tij me vështirësi në frymëmarrje. Gruaja dhe fëmijët u shtruan në spital.
Mësohet se situata në familje kishte qenë e tensionuar prej kohësh. 47-vjeçari ishte shfaqur vazhdimisht i dhunshëm dhe e kishte kërcënuar gruan e tij me vdekje. Kryebashkiakja Cristina Di Pietro eshte shprehur e tronditur per ngjarjen dhe pavaresisht se nuk e njihte personalisht familjen shqiptare deklaron se ishin njerez te qete, qe prej mese 20 vitesh ishin integruar me se miri ne komunitetin e Civitella del Tronto, nderkohe qe djemte ishin te gjithe femije shume te mbare.
Shtëpia e familjes Çobo është shpallur e papërshtatshme për përdorim dhe komuna po punon për të gjetur akomodimin për nenen dhe 4 femijet e saj.





