Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëdhëniet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, mbeten të mira, por se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje politike.

Kurti theksoi se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk nënkupton domosdoshmërisht pajtim të plotë në çdo qëndrim, veçanërisht në raport me politikën ndaj Serbisë.

“Me Edi Ramën marrëdhëniet i kemi të mira. Kjo s’do të thotë që pajtohemi për të gjitha çështjet, në veçanti për shembull me qëndrimin tonë karshi Beogradit zyrtar. Ne kemi ndjeshmëri tjetër, aty dallojmë”, u shpreh Kurti.