Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi në një postim në X të hënën në mëngjes sekuestrimin e një tankeri rus, i cili është subjekt i sanksioneve evropiane dhe dyshohet për flamur të rremë, nga Marina Franceze.
Operacioni u zhvillua dje në ujërat ndërkombëtare në Atlantik me mbështetjen e disa partnerëve dhe në përputhje me ligjin e detit, tha Macron.
“Është e papranueshme që anijet të anashkalojnë sanksionet ndërkombëtare, të shkelin ligjin e detit dhe të financojnë luftën që Rusia ka zhvilluar kundër Ukrainës për më shumë se 4 vjet”, tha Macron, ndërsa shtoi se “këto anije, të cilat nuk respektojnë rregullat më themelore të lundrimit, përbëjnë gjithashtu një kërcënim për mjedisin dhe sigurinë e të gjithëve”.
Pak më vonë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, theksoi se se ky veprim i paligjshëm nga ana e Francës shkon në kufijtë e piraterisë.
“Ne i konsiderojmë këto veprime të paligjshme, në kufi me piraterinë ndërkombëtare”, ndërsa shtoi se “Rusia po merr masa për të garantuar sigurinë e anijeve të saj”.





